Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçaku ka dështuar

30 qershor 2024 | 11:03

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, thotë se është i nevojshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dështuar pasi palët s’po e zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit dhe si të tilla janë jo efektive.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka kritikuar në veçanti Serbinë që s’po pranon të nënshkruajë marrëveshjen dhe po e mohon vazhdimisht të njëjtën.

Analisti amerikan kërkon nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa thekson nevojën që sa me shpejtë përgjegjësit e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit të vihen para drejtësisë.

Krahas këtyre, ai deklaron se raportet Kosovë-ShBA janë në një kohë të vështirë, mirëpo shton s’ka ndryshuar asgjë sa i përket qëllimeve për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Njohësi amerikan i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor thotë për KosovaPress, se në kuadër të riformatimit të dialogut duhet të shkohet më shumë drejt përafrimeve në çështje praktike në teren, sesa drejt normalizimit politik.

“I takon Kosovës dhe Serbisë ta bëjnë këtë(zbatimin e marrëveshjes). Serbia ka refuzuar qartë me shkrim zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Nuk mund të bëj asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë atë. Mendoj se është fare e qartë se ne kemi nevojë për një rivendosje në dialog, do të doja të shihja një rivendosje drejt çështjeve më praktike dhe jo drejt normalizimit politik. Është një urë shumë larg”, thotë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka dënuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të…