Serwer përgëzon Kosovën për Platformën e bisedimeve me Serbinë
18 shkurt 2019
| 20:15
Analisti i njohur dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën për dialog të përgatitur nga Delegacioni Shtetëror për bisedime.
Ky reagim i analistit të njohur vjen vetëm disa ditë pasi bashkëkryesuesit e këtij delegacioni, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, e kanë dorëzuar këtë dokument të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës.
Server e nis analizën e tij duke thënë se ka shumë gjëra për t’u pëlqyer në këtë dokument.
Ish-diplomati amerikan ka renditur disa pika, siç është përcaktimi i qartë i qëllimit nga ana e delegacionit shtetëror se në dialog hyn për njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet sovran dhe i pavarur.