Serwer: Vulini është gishti i mesit të Vuçiqit
01 maj 2024
| 13:56
Vendimi i Aleksandër Vuçiqit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksandër Vulinin e sanksionuar nga ShBA-ja ka nxitur reagime të shumta.
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohim emrat e dy të sanksionuarve që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori amerikan që ndjek zhvillimet politikë në rajon, Daniel Serwer.
Profesori amerikan ka thënë se “Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vucicit”.
Aleksandër Vulin ishte vendosur nën sanksionet amerikane pas sulmit të ndodhur në Banjskë dhe Vuçiqi ishte detyruar ta shkarkojë nga pozita e shefit të BIA-s.