Serweri i bindur: Specialja është në favor të serbëve
01 tetor 2020
| 08:56
Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer, ka thënë se se kryesit e krimeve të luftës duhet të japin përgjegjësi, por thotë se faktin se Gjykata Specialja është në favor të serbëve.
Profesori i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Uashington thotë se Serbia po ngurron t’i mbajë përgjegjës komandantët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.
Serwer shton se bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me këtë çështje.
Ish-këshilltari ministror në Departamentin e Shtetit Amerikan thotë se kjo çështje duhet të futet edhe në një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.