Serweri i reagon Lajçakut për takimin me Vuçiqin: Asnjë fjalë për sulmin e 24 shtatorit
Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pasi emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nuk e ka përmendur sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Serwer ka shkruar në platformën “X” se Lajçaku nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë sulm “të sponsorizuar nga Beogradi”, apo për mashtrimin në zgjedhje e përafrimin e Serbisë me diktatorë.
“Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, ka shkruar Serweri.
Not a word about the September 24 terrorist attack Belgrade sponsored, the fraudulent December 17 election in Belgrade, or Serbia’s increasing alignment with dictators. https://t.co/pgDqLqqUrW
— peacefare.net (@DanielSerwer) January 29, 2024