Serweri komenton intervistën e Vuçiqit: Dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë
Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka komentuar intervistën e Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë, për agjencinë e lajmeve kineze “CCTV+”.
Më saktë, profesori amerikan ka komentuar përkrahjen që Vuçiqi i ka dhënë Kinës në çështjen e Tajvanit.
Sipas njohësit të çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Vuçiqi dëshiron të mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë.
“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiqi ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë, sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, ka shkruar Serweri në platformën “X”.
Not surprising, but inconsistent with any claim Vucic has embraced the West, which seeks peaceful management of the issue. Vucic can’t say that because he wants to keep the military option open in #Kosovo. https://t.co/sCVhlw1oKa
— peacefare.net (@DanielSerwer) February 26, 2024
Ndryshe, Vuçiqi ka deklaruar se Tajvani është Kinë dhe se varet nga Kina se si dhe kur do të veprojë.
“Për ne është shumë e thjeshtë. Nuk do të marr më shumë se dhjetë sekonda për këtë temë. Ju mund të numëroni. Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se qysh, kur dhe si do ta bëni atë, pikë. Ne njohim një Kinë, kjo është politika e kinës dhe kjo do të mbetet politika jonë në të ardhmen. Ai është territori i juaj, ata janë njerëzit e juaj dhe ju jeni një vend sovran, ju merrni vendime vetë. Dhe jo do të keni gjithmonë mbështetjen e popullit serb”, ka thënë Vuçiqi disa ditë më parë.
Serbian people support the one-China principle and it will be Serbia's politics in the future, Serbian President Aleksandar Vucic stressed while speaking to China Central Television (CCTV) in an interview in Belgrade, Serbia.https://t.co/wcyLWbACek pic.twitter.com/K2EH9wQZLg
— CCTV+ (@CCTV_Plus) February 24, 2024