Serweri: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi në mesin e tri problemeve të Ballkanit
Tre problemet në Ballkanin Perëndimor që ngadalësojë integrimin evropian, janë kontesti ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me emrin, normalizimi i marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe mosfunksionimi i institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kështu ka deklaruar analisti amerikan, Daniel Serwer me rastin e prezantimit të librit të tij “Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë” në Beograd.
Serweri ka theksuar se problemet në Ballkan dhe në Evropë janë përdorur nga Rusia për interesat e saj dhe për të distancuar më tej vendet e rajonit nga BE-ja.
Ai ka thënë se propozimi për shkëmbim territoresh si një zgjidhje në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një ide e :tmerrshme”.
Sipas tij, ideja e shkëmbimit të territorit kërcënon Bosnjën dhe Maqedoninë dhe i jep Rusisë mundësinë për të arritur qëllimet e saj në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Gjatë viteve të ’90-ta Shtetet e Bashkuara kanë menduar se Kosova dhe Bosnja janë të rëndësishme, ka thënë Serweri, duke shtuar se për administratën aktuale në Uashington, Ballkani nuk është prioritet, siç janë shumë vende të tjera në botë.
“Me rritjen e Kinës dhe Rusisë, e cila shkakton probleme në shumë vende në botë, Ballkani nuk është më prioritet. Lindja e Mesme është më e rëndësishme, por nuk është aq e rëndësishme sikurse çdo gjëra të tjera”, ka thënë Serweri.