Serweri thotë se edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një asociacion për shqiptarët e Luginës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 14 shtator në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj.
Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga Kosova është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.
Lidhur me këtë çështje, profesori amerikan në universitetin “John Hopkins”, Daniel Serwer, ka thënë se një Asociacion i ngjashëm me atë që po i kërkohet Kosovës, duhet t’i kërkohet edhe Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Duke pasur parasysh se ka kaq shumë presion për krijimin e një Asociacioni që i ofron komunitetit serb në Kosovë më shumë të drejta, a mendoni se faktori ndërkombëtar duhet të insistojë që një Asociacion i ngjashëm të themelohet edhe në Serbi për shqiptarët në Luginën e Preshevës?”, ka thënë Serweri për “Klan Kosovën”.