Serweri: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë kërcënimi më i madh për LDK-në

29 dhjetor 2020 | 14:24

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në ShBA, Daniel Serwer, ka thënë se ata që e njohin atë si lobist shqiptar “nuk kanë përgjigjen e duhur”.

Serweri ka thënë se kurrë nuk ka lobuar për Kosovën apo Shqipërinë. Ai ka thënë se vite më parë e kishte këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa ka theksuar se do ta kishte bërë të njëjtën edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por natyrisht që ata nuk pyesin”, tha Serweri në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Uashington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë”, ka thënë Serweri.

Ai ka thënë se e merr seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë.

Serweri ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do ta rrezikojnë më së shumti LDK-në sesa partitë tjera.

“Unë mendoj se shumë anëtarë të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj. Por ky është vetëm spekulim. Vetëm zgjedhjet mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kemal Ademi mund të largohet nga skuadra e Fenerbahçes.…