S’është e lehtë të thuhet çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një postim në Instagram dhe ka paralajmëruar diçka.
Ai ka thënë se Serbia ka marrë një lajm në 48 orët e fundit, por ka theksuar se nuk e ka të lehtë ta thotë. Sipas tij, lajmi i cenon interesat vitale të Serbisë dhe Republika Srpska.
Vuçiqi ka deklaruar të martën se Serbinë e presin ditë të vështira, duke shtuar që së shpejti do t’i informojë qytetarët e Serbisë për të gjitha sfidat që e presin.
“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.
“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiqi, i cili, po ashtu, shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiqi.
Vuçiqi edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla duke e paraqitur gjendjen si “shumë të rëndë”.