“S’është mision i pamundur”, BE-ja del me një marrëveshje për gazin pas reduktimit nga Rusia

26 korrik 2022 | 13:35

Ministrat e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur një “marrëveshje politike” për reduktimin e kërkesës për gaz, sipas Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke ka njoftuar marrëveshjen në një postim në “Twitter”, duke thënë se “ky nuk ishte një mision i pamundur”.

Ministrat e energjisë të BE-së janë takuar të martën në Bruksel për të diskutuar mbi furnizimin me energji në mes të një reduktimi të gazit rus.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian ka paraqitur planin: “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, sipas të cilit 27 vendeve anëtare të BE-së u kërkohet të reduktojnë kërkesën e tyre për gaz me 15 për qind  midis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm. Ky reduktim bazohet në konsumin mesatar të gazit të vendeve gjatë të njëjtëve muaj gjatë pesë viteve të fundit, shkruan “CNN”.

Derisa ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se Evropa nuk do të ndahet në përballimin e mungesës së gazit që po e shkakton Rusia.

Kompania ruse “Gazprom” ka njoftuar se ka reduktuar furnizimin me gaz drejt Gjermanisë për arsye teknike. Por, Gjermania ka thënë të kundërtën, duke mohuar se ka arsye teknike për reduktimin në furnizim të gazit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka bindur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të krijojnë…