Set librash në ofertë në librarinë “Buzuku”: nga 17€ në 15€ + posta falas!
Në një rrugicë të ngushtë të Tokios, gjendet një kafene ku shërbehet një kafe që përgatitet për merak prej më tepër se njëqind vitesh. Por, kjo kafene u ofron klientëve një përvojë të papërsëritshme: mundësinë për t’u kthyer pas në kohë.
Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t’u takuar me bijën që nuk pati kurrë rast ta njohë.
Mirëpo, udhëtimi drejt të shkuarës nuk është krejt pa rreziqe: klientët duhet të ulen në një karrige të veçantë, ata nuk largohen dot nga kafeneja dhe për më tepër, duhet të kthehen në të tashmen, para se kafeja të ftohet…
Kjo histori e bukur prekëse nga Toshikazu Kawaguchi shtjellon pyetjen e vjetër sa bota: çfarë do të ndryshoje, sikur të ktheheshe pas në kohë?
Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në “letra dashurie” pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte “një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë”, siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it.
Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t’i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s’mund t’i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.
Porosit duke na shkruar mesazh ? ose na vizito në ndonjërën nga pikat e Librarisë Buzuku në ?Sheshin Edit Durham (pranë Kinemasë ABC),?Qendrën Tregtare Albi Malll (Kati III) apo ?Qendrën Tregtare Prishtina Mall (Kati I).