Setien: E dua kampionatin dhe Ligën e Kampionëve

15 prill 2020 | 21:11

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka analizuar situatën e Barcelonës që nga periudha që ka marrë drejtimin. Strategu i njohur është shprehur i lumtur për aventurën e re, duke shfaqur dëshirën për rinovimin e kontratës.

“Ua them lojtarëve, e kam me nxitim, nuk kam shumë kohë për të humbur. Nëse mund të ishte e  mundur, dua ta fitojmë kampionatin dhe Championsin. Unë kam ëndërruar duke ecur me kupën në duar… Kam nënshkruar për një vit e gjysmë me mundësinë e rinovimit edhe një vit një tjetër. Shpresoj ta përmbush deri në fund kontratën dhe të rinovoj”, ka thënë Setien.

“Do të dëshiroja të shpallesha kampion duke luajtur, është e qartë. Por në realitet situata është ashtu siç është. Nuk e di nëse do t’ia vlente të jepej titulli sipas renditjes aktuale. Nuk do të ndihem kampion, ndonëse kemi dy pikë më shumë se Reali. Është situatë shumë e vështirë për të gjithë. Dua që të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne të mund të dalim dhe të përqafohemi me njëri-tjetrin. Më të moshuarit po vuajnë shumë në këtë situate. Nëse do të luajmë, shkëlqyeshëm. Le të shohim nëse mund ta ruajmë atë avantazh”, ka deklaruar Setien.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi…