Seuli thotë se ShBA-ja po punon që t’i rinisë bisedimet me Korenë e Veriut
Koreja e Jugut ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke punuar në mënyrë “shumë aktive” që Koreja e Veriut të kthehet në tavolinën e bisedimeve, në mënyrë që të zgjidhen problemet bërthamore dhe të sigurisë në Gadishullin Korean.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur afati i fundit po afrohet pasi Phenjani po kërkon që Uashingtoni të rrisë fleksibilitetin në bisedime.
Seuli është duke biseduar me liderin verikorean, Kim Jong Un lidhur me këtë çështje, u ka thënë gazetarëve diplomati jugkorean, Chung Eui-young.
“Siç e dini, Veriu ka dhënë një afat për këtë çështje dhe marrë parasysh pozicionin e Koresë së Veriut, ne po koordinohemi me palën amerikane. Nëse bisedimet e zyrtarëve të lartë ndodhin dhe çojnë në progres substancial, një samit i tretë Kore e Veriut-ShBA është i mundshëm”, ka thënë ai, raporton “Rel”.
Gjatë samitit të dytë, lideri verikorean, Kim Jong Un, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të heqë dorë nga sanksionet, në mënyrë që Veriu të heqë dorë nga kompleksi kryesor bërthamor që ka.
Më 2 tetor, Koreja e Veriut tha se ka testuar atë që e quajti raketë balistike “shumë të madhe”, vetëm disa orë pasi tha që është i gatshëm të rikthehet në bisedime me ShBA-në.