Dorëhiqet Severin Elezaj
29 tetor 2018
| 14:01
Severin Elezaj nuk është më trajner i Dukagjinit nga Klina, pasi ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë pas humbjes nga Istogu (3-1).
“Pas disa viteve si trajneri i klubit Dukagjinit, Elezaj largohet nga klubi ynë. Kryesia e klubit, presidenti dhe drejtori bashkë me stafin e shtabit teknik, e futbollistët me të cilët ka punuar gjatë këtyre viteve e falënderojnë për kontributin dhe punën e tij. Gjatë kësaj kohe sa ishte në krye të klubit ai e dërgoj dy herë radhazi në barazh për Superligë ku edhe treguan angazhim dhe karakter të pashoq. Në këtë sezon ‘Profa’ e drejtoj klubin tonë në njëmbëdhjetë javët e para e ku klubi ynë gjendet në pozitën e katërt me 21 pikë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dukagjinit.
/Epoka e re/