Sevilla hyn në garë për Thauvin

16 mars 2021 | 11:18

Florian Thauvin është një nga lojtarët më të vlefshëm në Evropë që do të jetë okazion në verën e ardhshme, pa skuadër dhe pa shpenzime të mëdha.

Prej kohësh, sulmuesi i Marseilles ka deklaruar se rinovimi është larg çka ka ndezur një luftë të madhe për shërbimet e tij.

Sevilla është ekipi më i interesuar për 28-vjeçarin teksa edhe Milani ndjek me vëmendje situatën, por tani është përfshirë në garë edhe Leicesteri. Me këta të fundit që pothuajse e kanë të sigurt një vend në Ligën e Kampionëve, nuk do ta kenë të vështirë t’i ofrojnë një pagë të rëndësishme sulmuesit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po…