Sevilla në garë për transferimin e Uzunit

25 prill 2023 | 17:01

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. 27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.

Mediet e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë.

Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga.

Shpenzim që Sevilla nuk është gati ta bëjë, ndonëse futbollisti raportohet nga mediet spanjolle se është i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin i cili mban numrin rekord të gjashtë trofeve të fituar në Ligën e Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Menderes Zeneli Heroi Fadil Vata, për gjatë gjithë jetës…