Sevilla shkarkon trajnerin

17 dhjetor 2023 | 11:51

Moment mjaft i vështirë për Sevillan, që ndonëse një sezon më parë triumfoi në Ligës së Evropës, ndërsa këtë vit është eliminuar nga Evropa dhe militon në zonën e ftohtë të renditjes.

Këtë fundjavë andaluzianët janë mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 nga Getafe, teksa ai që ka paguar për momentin e vështirë ka qenë trajneri Diego Alonso.

Uruguaiani është shkarkuar nga Sevilla paa rreth dy muajsh punë, pasi mori drejtimin e klubit në tetor, kur zëvendësoi Mendilibar, por pa ia dalë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, për herë të parë në Prishtinë është mbajtur…