Sevilla shkarkon trajnerin Lopetegui
06 tetor 2022
| 11:25
Humbja në ndeshjen e fundit nga Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve ka qenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga skuadra e Sevillës.
Klubi spanjoll ka fituar vetëm një ndeshje nga shtatë javët e para në La Liga dhe duke humbur dy dhe barazuar një nga tri ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Sevilla FC ka liruar Julen Lopeteguin nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë pas përplasjes sonë kundër Borussia Dortmund”, thuhet në njoftim e Sevillës.
ℹ️ Julen Lopetegui has been relieved of his duties.
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) October 5, 2022