Sezon zhgënjyes më 0 pikë, Mick Schumacher flet për të ardhmen e tij
Ende zero pikë për Mick Schumacher këtë sezon të Formula 1 me makinën Haas. Piloti 22-vjeçar gjerman nuk ka gjetur ende ritmin e duhur këtë sezon, duke qenë më së shumti protagonist për keq me disa aksidente të rënda.
Kjo paraqitje ka bërë që e ardhmja e tij në Formula 1 të jetë në dyshim. Në garën e fundit në Kanada ai u nis nga vendi i gjashtë, rezultati i tij më i mirë. Gjithsesi, një problem në njëvendëshen e tij bëri që ai të tërhiqej nga gara.
Kontrata e Mick Schumacher me Haas skadon në fund të këtij viti: “E di që skuadra më mbështet tërësisht. Gjithnjë jam ndjerë i mbështetur nga Gunther, madje ai më motivon pas çdo gare. Kjo është ajo që unë dëshiron nga një drejtues”.
“Unë s’kam dyshime mbi aftësitë e mia si pilot dhe në lidhje me faktin se këtë vit jam shumë më mirë se një sezon më parë. E pranoj që kam gabuar, por edhe kemi qenë të pafat, por perspektiva do të jetë shumë më e mirë në garat e ardhshme”, ka shtuar Mick Schumacher.