Sezoni dimëror me destinacione shtesë nga “Eurowings” dhe “Wizzair” nga ANP ‘Adem Jashari’
Nga “Eurowings” fillon me destinacionin e Frankfurtit për të vazhduar me “Wizzair” në destinacionin e Vjenës. “Një sezon dimëror i suksesshëm sapo ka filluar në ANP ‘Adem Jashari’ duke sjell fluturime shtesë për dy qytete të mëdha siç janë Frankfurti dhe Vjena. Nga data 17 dhjetor 2019 kompania ajrore ‘Eurowings’ fillon fluturimet për dhe nga Frankfurti dy herë në javë gjatë sezonit dimëror 2019 për të vazhduar më tej me fluturime tri herë në jave gjatë vitit 2020”, është thënë në njoftimin e Aeroportit. Sipas këtij njoftimi, vetëm një ditë më vonë, më 18 dhjetor 2019 kompania “Low cost Wizzair” do të fillojë me fluturime për në destinacionin e Vjenës. Kjo kompani do të fillojë fluturimet tri herë në javë gjatë sezonit të vitit 2019, ndërkaq katër herë në jave në vitin që vije”, thuhet në njoftim.
/Epoka e re/