Sezona e gështenjave: Këto janë përfitimet shëndetësore
Gështenjat mbeten një burim i mirë i antioksidantëve. Ato janë të pasura me acid galik dhe acid elagjik – dy antioksidantë që rriten në përqendrim kur gatuhen.
Antioksidantët dhe mineralet si magnezi dhe kaliumi ndihmojnë në uljen e rrezikut të problemeve kardiovaskulare, të tilla si sëmundjet e zemrës ose goditjet në tru, shkruan “Kayawell”
Më poshtë keni të listuar disa përfitime shëndetësore të gështenjave:
Parandalojnë diabetin
Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që fibrat dietike mund të luajnë në rregullimin, parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Ushqimet që janë të pasura me fibra dietike, si gështenjat, konsiderohen si ushqim me glicemi të ulët, që do të thotë se ato bëjnë që sheqeri në gjak të rritet ngadalë në krahasim me ushqimet me glicemi të lartë.
Rritin sistemin imunitar
Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe përbërësve të tjerë antioksidues në gështenja i bën ato një nxitës ideal për sistemin tuaj imunitar.
Rritin dendësisë minerale të kockave
Bakri dhe magnezi nuk janë gjërat e para që mendohet kur bëhet fjalë për shëndetin e kockave, por edhe bakri është jashtëzakonisht i rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kockave. Me këto minerale jetike që gjenden në gështenja, ju mund të parandaloni ose ngadalësoni shfaqjen e shumë çrregullimeve të lidhura me moshën, siç është osteoporoza
Lehtësojnë problemet me tretjen
Gështenjat kanë një nga përmbajtjet më të larta të fibrave dietike në botën e “arrave”, që do të thotë se ato janë aleatë të fuqishëm në çdo luftë gastrointestinale, transmeton Klankosova.tv.
Përmirësojnë funksionin e trurit
Funksioni i trurit mund të përmirësohet në një sërë mënyrash duke konsumuar gështenja. Para së gjithash, këto arra janë të pasura me vitamina të familjes B (p.sh. folat, riboflavin, tiaminë) të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin dhe funksionin e duhur neurologjik.
Parandalojnë sëmundjet kronike
Sëmundjet kronike të të gjitha llojeve shkaktohen nga çlirimi i radikaleve të lira, nënproduktet natyrore të frymëmarrjes qelizore. Këto mund të shkaktojnë mutacion të qelizave të shëndetshme, duke rezultuar në kancer, stres oksidativ dhe një sërë sëmundjesh kronike. Pa antioksidantë, si ato që gjenden në gështenja, trupi ynë do të luftonte në shumë fronte, kështu që rritja e mbrojtjes tuaj me një grusht gështenja në ditë është një ide e mirë.
Kontrollojnë presionin e gjakut
Kur bëhet fjalë për uljen e presionit të gjakut, pak minerale janë aq thelbësore sa kaliumi. Kaliumi kontrollon lëvizjen e ujit brenda trupit, dhe gjithashtu funksionon si një vazodilator, duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe duke çliruar tensionin në enët e gjakut dhe arteriet e ngushta. Ky reduktim i presionit të gjakut mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular dhe të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.