Sezoni dimëror me destinacione shtesë nga Eurowings dhe Wizzair nga ANP ’Adem Jashari’
16 dhjetor 2019
| 12:51
Nga nesër Eurowings fillon me destinacionin e Frankfurtit për të vazhduar me Wizzair në destinacionin e Vjenës.
Një sezon dimëror i suksesshëm sapo ka filluar në ANP ‘Adem Jashari’ duke sjell fluturime shtesë për dy qytetet e mëdha siç janë Frankfurti dhe Vjena.
Nga data 17 dhjetor 2019 kompania ajrore Eurowings fillon fluturimet për dhe nga Frankfurti dy herë në javë gjatë sezonit dimëror 2019 për të vazhduar më tej me fluturime tri herë në javë gjatë vitit 2020.
Ndërkaq vetëm një ditë me vonë më 18 dhjetor 2019 kompania low cost Wizzair do të fillojë me fluturime për në destinacionin e Vjenës. Kjo kompani do të fillojë fluturimet tri herë në javë gjatë sezonit të vitit 2019 ndërkaq katër herë në javë në vitin që vije.