Sezoni dimëror, Ministria e Infrastrukturës gati për mirëmbajtje të rrugëve

06 nëntor 2019 | 12:26

“Sezoni dimëror po afron dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është gati për mirëmbajtje të rrugëve”, kështu ka thënë ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Ai ka shtuar se për punë të suksesshme, edhe këtë vit janë koordinuar menaxherët dhe të gjitha departamentet relevante në MIT, prej të cilëve është informuar edhe për përgatitjet e fundit.

“Nga ata kërkova angazhim maksimal për rrugë të kalueshme gjatë gjithë dimrit”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është në kërkim të trajnerit dhe sipas Arsene…