Sezoni i NBA-së do të mbyllet në Las Vegas

30 mars 2020 | 22:28

NBA i ka dhënë kohë vetes deri në mes të prillit për të vendosur se çfarë do të bëjë me këtë sezon të ndalur prej koronavirusit, duke marrë parasysh momentin e vështirë, mbetet për t’u kuptuar se cila do të jetë shpërndarja reale e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për momentin, pozicionimi i ligës është për përfundimin e sezonit dhe se do të ketë një ekip kampion, por duhet gjetur mënyra sesi do të bëhet kjo.

Hipoteza e zhvillimit të ndeshjeve të mbetura (ende 21% e ndeshjeve të sezonit të rregullt për t’u luajtur për të shkuar më pas te play-off) në një vend të vetëm që mund të mirëpresë ndeshjet, stërvitjet dhe stafet të të gjitha ekipeve pas kontrolleve të detajuara. Ky vend ka një emër: Las Vegas, qytetit që gjendet në shkretëtirë dhe ku hyrje-daljet janë lehtësisht më të kontrollueshme, i cili gjithsesi është i pajisur me të gjitha strukturat e nevojshme, hotele dhe impiante për të zhvilluar takimet.

Mbi të gjitha nëse rifillon kampionati, ndeshjet do të jenë me dyer të mbyllura dhe për “play-off”-et po mendohet që të luhen jo më nga 7 ndeshje si zakonisht, por nga tre të tilla. Gjithsesi, deri në mes të prillit kur pritet të vendoset gjithçka, shumë gjëra mund të ndryshojnë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u nënshkrua kontrata prej 5.5 milionë euro ndihmë Qeverisë…