Sezoni pranveror fillon të dielën

16 shkurt 2018 | 14:11

Stinori pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll fillon të dielën, ku do të zhvillohen pesë ndeshje, derisa të hënën do të luhet një ndeshje.

Skuadra kryesuese në renditje, Llapi do të jetë mysafire e Prishtinës, që zë pozitën e dytë, në një ndeshje e cila mund të bëjë ndërrim të liderit pas kësaj jave. Me kërshëri pritet të madhe pritet edhe sfida ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, skuadra këto të renditura në pozitat 3 dhe 4 në renditje, por joshëse dhe me interes janë edhe ballafaqimet tjera, ku secila prej skuadrave synon ta nis stinorin pranveror me këmbë të mbarë.

Vala Superliga

Të dielën takohen:
Drenica – Besa
Liria – Vllaznia
Prishtina – Llapi
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Feronikeli
E hënë takohen:
Flamurtari – Gjilani
(Ndeshjet fillojnë në orën 12:30)

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas nënshkrimit të deklaratës së…