Sfarqa emërohet zëvendësministër i ri në qeverinë Hoti!

17 qershor 2020 | 19:20

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka emëruar sot zv/ministri e ri në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Muharrem Sfarqa u emëruar në postin e zv/ministrit, teksa duhet përkujtuar se i njëjti ishte edhe kryetar i komunës së Ferizajt.

Sfarqa ka falënderuar Hotin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa për besimin e dhënë në këtë pozitë.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë e rrallë, të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Me këtë rast, dua të falenderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, falenderoj edhe bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë konsekuent dhe të paluhatshëm në përkrahjen e rrugëtimit tim politik e në veçanti si udhëheqës i Degës së LDK-së në Ferizaj.

M. S.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për…