Sfeçla: Afganë të tjerë pritet të vijnë nesër
29 gusht 2021
| 21:38
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se janë 111 shtetas afganë të cilët kanë ardhur në Kosovë dhe prej tyre një numër i madh gra, fëmijë e të moshuar.
Ai ka thënë se afganë të tjerë pritet të vijnë qysh nesër.
“Fluturimet e ardhshme të ndodhin qysh nesër, tashmë kemi konfirmimet e radhës për aterrimet e ardhshme dhe është çështje e organizimit të aleatëve sa u takon fluturimeve”, ka thënë ai.