Sfeçlës t’i ndalohet funksioni i ushtruesit të detyrës së ministrit!

14 prill 2020 | 10:26

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që sot të marrin një vendim për “bllokimin” e funksionit të detyrës së zv/ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Në të kundërtën, sipas Zharkut, mund të ketë pasoja në ditët në vazhdim. “Mos u çuditni nesër kur nuk ka me mund me u mbledh as Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Xhelali iu paska lejue deputeteve qe sot me marre pjese ne seance. Pas ketij “vendimi”, dhe pasiqe Prishtina eshte ne karantine, deputetet duhet me pyet Xhelalin se a ka me ju lejue me marre pjese ne seancen kur mund te emerohet Qeveria e re, apo eventualisht kur mund te shqyrtohet shpallja e gjendjes se jashtezakonshme! Apo prap deputetet duhet me ardhe ne Kacanik!?

Per te deshmue qe jemi Republike parlamentare dhe Kuvendi eshte institucioni me i larte ne vend, vendimi i pare qe deputetet duhet me e marre ne seancen e sotme eshte me ia ndalue Xhelalit me krye funksionin publik te ushtruesit te detyres se ministrit!

Mos u cuditni neser kur nuk ka me mund me u mbledh as Gjykata kushtetuese!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se  kryeministri në…