Sfida e fundit për Trepçën në FIBA Europe Cup.
30 tetor 2024
| 11:41
KB Trepça sonte do të ketë ndeshjen e fundit në shtëpi në Grupin H të FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës do të përballen me Dijonin nga Franca, takim shumë i vështirë për “Xehetarët”.
Mitrovicasit kanë pësuar në tri ndeshjet e para dhe gjasat për kualifikim janë minimale. Në takimin e parë pësuan ndaj skuadrës franceze me rezultat 118:73.
Dijon ka dy fitore e një humbje, por është favorite për të depërtuar në fazën e ardhshme. Sfida e sotme zhvillohet nga ora 19:00 në “Minatori”, dhe transmetohet në Art Motion.
Dy ndeshjet e fundit të Trepçës do të jenë si mysafire: ndaj MHP RIESEN Ludwigsburg më 5 nëntor dhe Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.