Sfida e madhe botërore!
Shkruan: Hisen Berisha
Sulmi ndaj Izraelit është sulm terrorist të cilin e dënojmë me tërë gjykimin njerëzor e ligjor. Me po të njëjtin dimension gjykojmë dhe dënojmë shtetet sponsorizuese të terrorizmit!
Hamasi,Hazbulla, etj. janë organizata terroriste që morën përgjegjësinë për sulmin, të cilat duhet sa më shpejte të zhduket.
Shprehë solidarizimin dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin e Izraelit!
Ne në Kosovë e kuptojmë më së miri se çka është të kemi fqinjë armiqësor dhe që sponsorizon krimin e terrorizmin.
Kjo u pa me rastin e 24 shtatorit, kur një grup i armatosur ushtarak serb e kriminel të shpallur nga DASh-i dhe nga Qeveria Kosovës po ashtu, si terrorist të sponsorizuar nga Serbia, kreu sulm mbi Policinë e Kosovës, ku për pasojë pati të vrarë e të plagosur, u cenua integriteti, sovraniteti dhe siguria nacionale e vendit.
Sipas informatave nga mediet dhe kontaktet informale me Jerusalemin, terroristët e Hamas, me sisteme raketore, nga Rripi i Gazës sulmuan Izraelin mëngjesin e datës: 07 tetor ‘23 dhe një numër i caktuar militantësh hynë nga toka në territorin e Izraelit.
Vlerësohet se ka shumë qytetar izraelit që kanë mbetur të vdekur, e shumë janë plagosur. Kryeministri Izraelit ka deklaruar se janë në luftë!
Është për tu habitur dhe ngre shumë pikëpyetje “dështimi” i inteligjencës izraelite, në prevenimin e sulmeve, që njihet si shërbimi më i fortë në Botë.
Kjo është një zhvillim i ri i dëmshëm në aspektin humanitar dhe të sigurisë globale.
Si është e mundur që Vulini – shefi i shërbimit sekret serb – BIA, të vizitojë Jerusalemin si turist, kur ky njeri është në listën e zezë të ShBA-së! Më herët ishte në një event në ShBA!?
A mori informacione për t’i shërbyer Hamasit e të tjerë?!
Në dhjetor të viti të kaluar, ministri i jashtëm i Iranit ka qenë në vizitë në Beograd dhe janë marrë vesh për blerjen e dronëve të Iranit nga Serbia.
A ka dështuar inteligjenca e Izraelite apo është “komplot spiunazhi”?!
Nga këto zhvillime, supozoj se përfitues të këtij konflikti nëse merr përmasa të një lufte në Lindjen e Mesme, do të jenë shtetet sponsorizuese të terrorizmit si Irani, Rusia, Serbia, etj.
Në kontekstin politik e diplomatik ndërkombëtar, ndërlidhur me çështjen e Kosovës që po mbahet hapur, do jetë një “stand by”, tejet i rrezikshëm. Prandaj do duhej mbyllur procesi i hapur i dialogut me përmbushjen e obligimeve kontraktuale ndërkombëtare në unison me mbështetjen asistuese dhe garancinë e ShBA-së.
Kjo, meqë Vuçiqit do i kërkohen garanci, nga diplomatët ndërkombëtarë që po zbarkojnë në Beograd, se Ushtria serbe nuk do ti synoj kufijtë e Kosovës.
Ketë garancë do t’ia kërkojnë Amerikanët dhe me siguri se do të marrin zotimin nga Vuçiqi, me të njëjtat kushte si ne rastin kur ndodhi konflikti në mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndër kushtet që pritet të përfitojë Serbia, është që të mos i vihen sanksionet e paralajmëruara nga BE.
Me ketë Vuçiq do ta përmirësoj reputacionin e rrënuar pas ngjarjeve të 24 Shtatorit dhe i shpëton sanksioneve të paralajmëruara nga BE-ja dhe ShBA-ja.
Kurse në rast të luftës atje, atëherë një luftë e re në rajon është interes strategjik rus, për ta shkërmoqur koncentrimin e mbarë botës demokratike kundër Rusisë në Ukrainë.
Por, kjo do të ketë pasoja për Kosovën pasi vëmendja Amerikane do të përqendrohet në Izrael.
Një vlerësim tjetër, është se Palestina është frymëzuar nga shtetet e lindjes së mesme dhe Azisë, sponsorizuese të ekstremizmave dhe terrorizmit siç është Irani, Rusia, etj. që të filloj një ofensive ndaj shtetit Izraelit.
Por, duke e njohur fuqinë ushtarake të Izraelit dhe mbështetjen nga ShBA-ja dhe bota demokratike, kjo do të jetë një kurth që do të kthehet në varr për Palestinën dhe organizatat terroriste që sponsorizohen nga Irani, Rusia e vende tjera, që i quajnë miq.
Sepse kundërofensiva e Izraelit do të jetë një tragjedi e madhe për Palestinën dhe organizata e sponsorizuara terroriste.
Palestina do shndërrohet në një vatër, ku shtetet e predispozuara armiqësisht ndaj Izraelit dhe ShBA-së do i testojnë fuqitë, e tyre ndaj armeve izraelite dhe atyre amerikane.
Kjo dihet që do të ishte një luftë e shkurtër por me impakt të lartë e shumë viktima.
Në fakt Rusia e dëshiron Izraelin në një luftë, po ashtu dëshiron që Izraeli të përdor armë kimike bërthamore ndaj Palestinës ose shteteve tjera sponsorizuese të terrorizmit, e më pas edhe Rusia të marr shkas të veproj në të njëjtën formë me Ukrainë, ku po e humbë luftën, ndaj dhe po i duhet të mbrohet me armë bërthamore.
Kjo duket se s’është edhe e rastësishme që një shtet si Izraeli të sulmohet nga shtetet e ligës arabe.
Unë besoj thellësisht në fuqinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, se do të arrijnë ta mposhtin Hamsin, Hazbullahun, etj. dhe do e mposhtin edhe Iranin e shtete tjera si sponzorizues të terrorizmit.