Sfida e nxënësve tri ditë pa celularë
08 mars 2019
| 11:48
Të heqësh dorë në mënyrë vullnetare për tri ditë nga celulari, 72 orë pa biseduar, pa postuar fotografi në “Instagram” dhe pa shfletuar në murin e “Facebook”-ut, kjo është sfida që u është dhënë nxënësve të shkollave të mesme të Vignola, Pavullo dhe Castelnuovo, në zonën e Modenese në Itali.
Kësaj sfide i janë bashkuar 450 të rinj. Çudia ishte se disa prindër refuzuan që fëmijët e tyre t’i bashkohen këtij eksperimenti sepse nuk mund t’i kontaktonin.