Sfida interesante në Ligën Unike

16 shkurt 2022 | 11:33

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Ligën Unike të femrave. Takimi i parë zhvillohet në mes të Bashkimit dhe Tiranës.

Skuadra prizrenase ditë më parë fitoi Kupën e Kosovës, duke qenë në maksimum e motivuar dhe kërkon suksese të tjera, ndërkohë që vashat tiranase kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa vashat prizrenase kanë tri fitore dhe tri humbje.

Të mërkurën zhvillohet përballja shqiptare në Ligën Unike në mes të Flamurtarit dhe Partizanit. Skuadra nga Vlora është në vendin e dytë në renditje me katër fitore e një humbje, kurse skuadra nga kryeqyteti shqiptar ka një fitore dhe pesë humbje. Ndeshja e fundit zhvillohet mes dy skuadrave nga Kosova, Penza dhe Prishtina.

Kampionet e Kosovës janë lidere me pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse vashat prishtinase kanë tri fitore dhe dy humbje. Përballja pritet të jetë shumë interesante mes dy skuadrave që kanë rivalitet të madh, ndërsa kanë synime të fitojnë këtë ligë.

Liga Unike e femrave – Xhiro 7

Të mërkurën takohen:
17:00 Bashkimi – Tirana
19:00 Flamurtari – Partizani

Të enjten takohen:
17:00 Penza – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov i ka hedhur…