Sfida kineze e radhës, ndërtohet hekurudha për 9 orë
Punëtorët kinezë kanë treguar edhe një herë aftësinë e tyre të pabesueshme. Rreth 1 500 punonjës kanë harxhuar vetëm 9 orë për të ndërtuar një hekurudhë dhe një stacion të ri hekurudhor në provincën Fujian në jug të Kinës.
Shtatë trena dhe 23 gërrmuese janë përdorur për ta asistuar projektin masiv, sipas një mbikëqyrësi të punimeve.
Kjo video tregon se si punëtorët lidhin tri hekurudhat kryesore, Ganglong, Ganruilong, dhe Zhanglong, me Nanlong.
Ata kanë instaluar gjithashtu edhe sinjalet e trafikut dhe një sërë monitoruesish trafiku. Punimet nisën më 19 janar dhe përfunduan në orët e vona të 20 janarit.