Sfidat e punëtorëve shëndetësorë gjatë pandemisë
Hana Llabjani – FSSHK
Kosova që nga konfirmimi i rasteve të para ka shpallur gjendje emergjente në shëndetin publik konform rekomandimit të OBSH-së dhe ECDC-s. Në më pak së 8 muaj Covid-19 është bërë sfida më e madhe me të cilën Kosova si shtet është përballur, duke lënë pas vetes pasoja shkatërruese në jetën shoqërore, ekonomike, shëndetësore dhe mirëqenien mentale të njerëzve.
Përhapja e Covid-19 në Kosovë ka sjellë shumë sfida dhe frikë për jetën e tyre për punonjësit e kujdesit shëndetësor për shkak të kushteve të pasigurta të punës. Ashtu si shumica e vendeve në botë, edhe Kosova është përballur me dyshimin e qytetarëve për ekzistencën e virusit, si dhe mungesën e bindjes së tyre për të i`u përmbajtur masave dhe rekomandimeve.
Për këtë arsye Qeveria është detyruar të bëj një Ligjin anti-Covid, i cili është miratuar në Kuvend. Tani me këtë ligj mbajtja e maskës jashtë shtëpisë është bërë e detyrueshme. Profesionistët shëndetësorë si dhe përgjegjësit tjerë të institucioneve vazhdimisht bëjnë thirrje dhe fushata të ndryshme për respektimin e mbajtjes së maskës, distancës fizike, dhe higjienës, si tre komponentët kryesore për parandalimin e sëmundjes Covid-19.
Gjendja në spitalet e Kosovës
Në Kosovë janë 7 spitale regjionale, 1 qendër klinike universitare dhe 38 qendra kryesore të mjekësisë familjare. Pandemia COVID-19 i ka gjetur të pa përgatitura po thuajse të gjitha institucionet publike shëndetësore, por edhe ato private. Spitalet kanë raportuar për mungesë të respiratoreve, terapisë me oksigjen dhe mungesës së barnave të dedikuara për trajtim të COVID-19. Në përgjithësi fillimi ka qenë me shumë improvizim dhe përshtatje me kushtet aktuale, por pas rënies së rasteve me COVID-19 institucionet u mobilizuan duke krijuar reparte të ndara për COVID 19.
Nga marrja masave një pjesë e stafit janë liruar nga puna(punëtoret mbi 60 vjet, punëtoret me sëmundje kronike dhe nënat vetushqyese) por janë reduktuar edhe shërbimet në sistemi shëndetësor, duke punuar vetëm në trajtimin e rasteve emergjente. Numri i reduktuar i stafit shëndetësor nëpër klinika dhe reparte ka ndikuar në shtimin e vëllimit të punës dhe në mbingarkesë të punëtoreve shëndetësor, ndërsa gjatë këtyre 8 muajve punëtoret shëndetësor i ju është lejuar që të marrin pushimin 5ditë pune si dhe shpesh kanë punuar me orar të stërzgjatura 12-24 orë shërbim.
Pandemia ka shkaktuar një pasiguri dhe një frike të madhe tek punëtoret shëndetësore, si pasoje e kushteve jo të mira të punës. Ky lloj ndryshimi është i vështirë për çdo shërbim shëndetësor. Ata duhet të ndryshojnë mënyrën se si mendojnë dhe veprojnë, një ndryshim të plotë të qasjes.
Përveç kësaj, një faktor kryesor në pandeminë është numri i lartë i pacientëve që mbërrijnë në spitale të gjithë në të njëjtën kohë. Kjo mund të ketë një ndikim negativ edhe në sistemet e kujdesit shëndetësor të mirë zhvilluara, të cilat nuk janë mësuar të përballen me këtë vëllim pune në baza ditore.
Përshtatja me këtë situatë ishte sfiduese dhe e vështirë edhe për ne. Gjatë periudhës 8 mujore numri i përgjithshëm i punëtorëve shëndetësor të infektuar ka kaluar mbi 15% të numrit total të të punësuarve në shëndetësi dhe janë regjistruar 14 raste të vdekjeve të punëtorëve shëndetësore që humben betejën kundër Covid-19, për qytetarët e Kosovës ka qenë humbja më e madhe sepse ata ishin në vijën e parë të fronit.
Aktualisht në spitalet e Kosovës po trajtohen mbi 200 pacientë me Covid, dhe rreth 60-70 për qind e tyre janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi. Gjatë muajit tetor janë shtuar kapacitetet testuese, tani Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kryen mbi 1 mijë teste brenda 24 orëve dhe është rritur numri i infermierëve në klinikat dhe spitalet Covid.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë faktor kyç
Gjatë pandemisë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në takimin me Ministrin e Shëndetësisë ka ofruar të gjitha potencialet e veta si kuadro profesionale dhe monitorim të gjendjes dhe sigurisë në punë të punëtorëve shëndetësor, gjithashtu ka qenë aktive gjatë kësaj kohe në monitorim të kushteve të punës së punëtorëve shëndetësor përmes komunikimit në media, intervistave dhe emisioneve televizive, duke potencuar rëndësinë e punëtorëve shëndetësor.
Kërkesat nga ana e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë qenë:
1) Furnizimi me material dhe pajisje mbrojtëse të cilat kanë munguar në shumë institucione shëndetësore;
2) Stimulimi i të gjithë punëtorëve shëndetësorë duke përfshirë edhe stafin mbështetës;
3) Kërkesë për mosdiskrimimin të punëtorëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës për stimulim;
4) Të bëhen testime brenda institucioneve shëndetësore, duke pasur parasysh se rreziku është shumë i lartë sepse mosha mesatare e personelit shëndetësorë momental është 53 vjeç.
Duke e parë gjendjen e renduar me material furnizuese nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë gjatë periudhës prill-maj FSSHK-ja ka shpërndarë donacionin të ndryshme se bashku me organizatat partnere. Gjithashtu, ka marr vendim që të ju dal në ndihmë punëtorëve shëndetësor nga fondi i Sindikatës, ku përveç anëtarëve nga ndihma e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë kanë përfituar edhe jo anëtarët duke ju dërguar ushqime në pika kufitare, si dhe pajisje mbrojtëse (maska, doreza).
FSSHK-ja vazhdon t`i përkrah punëtorët shëndetësor të infektuar me COVID-19 me një shumë simbolike prej 50 euro.
Sindikata vazhdon të ju bëjë thirrje institucioneve relevante për krijimin e kushteve të punës për valën e dytë, e cila mund të jetë një kërcënim i madh për stafin shëndetësor. Është e rëndësishme të përmendet se kryetari i Sindikatës së Federatës Shëndetësore të Kosovës kishte takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve të vendit, gjithashtu kishte një takim me ambasadorin OSBE-së mbi situatën e punonjësve shëndetësorë ku ranë dakord që në të ardhmen ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për më mirë të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë sistemit.
(Ky artikull është prezantuar, më 28 tetor, në seminarin e organizuar nga European Public Service Unions dhe Amnesty International)