![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/basketboll-poshte.jpg)
Sfidat evropiane për Pejën dhe Trepçën
31 tetor 2023
| 16:02
Nesër (e mërkurë) kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Trepça, do të kenë sfidat në grupet e FIBA Europe Cup.
“Verdhezinjtë” pas fitores ndaj Heroes Den Bosch 99:84 do të jetë mysafire e PGE Spojnia Stargard, në përballjen që zhvillohet nga ora 18:30 në Stargard të Polonisë.
Të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, kurse lider është Niners nga Gjermania, derisa Heroes Den Bosch është e fundit me dy humbje.
Ndërkohë, Trepça është mysafire e BCM Gravelines Dunkerque, në takimin që zhvillohet nga ora 20:00. Mitrovicasit në xhiron e kaluar kishin pësuar nga Leiden 54:84, që po ashtu ka mundur BCM Gravelines Dunkerque.