Sfidë, largimi i qytetarëve të kualifikuar si rezultat i pagës së ultë

15 maj 2024 | 12:55

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ashtu si çdo herë që nga themelimi i saj edhe këtë vit ka organizuar Kuvendin e rregullt të punës, ku u diskutua raporti vjetor i punës për vitin 2023, u prezantuan plani i punës për vitin 2024, raporti financiar, planifikimi i buxhetit si dhe u paraqitën problemet aktuale me të cilat komiteti i biznesit është duke u ballafaquar, përfshirë këtu edhe infrastrukturën ligjore.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për pjesëmarrjen, anëtarët e bordit për kontributin e tyre në këtë institucion dhe stafin ekzekutiv për punën e palodhshme.

Ai ka theksuar se ndershmëria, integriteti, përgjegjësia financiare, rrjetëzimi, partneriteti dhe komunikimi në mënyrë të qartë e efektive me anëtarët do të vazhdojnë të jenë vlerat kryesore të DHTIK-së.

Krasniqi në këtë Kuvend ngriti edhe sfidën e largimit të qytetarëve të kualifikuar si rezultat i mungesës së sigurimit të familjes me paga të ulëta, sigurimit shëndetësor dhe sigurimit në rast të mbetjes e/i papunë, e që pritet të shkaktojnë dëme pothuajse të pariparueshme.

Krasniqi ritheksoi kërkesat e domosdoshme të ndryshimeve të ligjeve si: Ligji i punës; Ligji për Tregti të Brendshme; Ulja e TVSH në ushqim në 5%; Ulja e TVSH në 6% për akomodim në Hoteleri; Përkrahja me 10% e prodhimeve vendore në blerje në markete; Përkrahje me 10% në eksport për prodhimet që ne i eksportojmë; Përkrahje në rritjen e numrit të të punësuarve dhe krijimi i një oferte reale për investime; Përmirësimi i politikave fiskale si pagesa e TVSH-së në inkasim dhe brenda vendit, e jo në Doganë; Krijimi i produkteve strategjike në bujqësi dhe riorientimi i grandeve dhe subvencioneve si rezultat i kësaj; Krijimi i një strategjie reale të zhvillimit ekonomik, e cila i mungon Qeverisë në orientimin e investimit të bizneseve etj.

Krasniqi ka potencuar se përmirësimin i këtyre ligjeve mundëson që të punohet më shumë dhe në mënyrë më të lehtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në…