Sfidojnë të ftohtin të veshur me të brendshme, të rinjtë britanikë nisin festat e “shthurura”
Britanikët dinë shumë mirë se si të festojnë në çdo moment. Mbrëmë në të gjithë vendin kanë nisur festimet për Ditën e Shën Patrikut, ku njerëzit kanë mbushur rrugët e qyteteve.
Festuesit kishin zgjedhur veshjet e tyre më të bukura me ngjyrë të gjelbër e dolën në Newcastle, Cheltenham dhe Nottingham.
Ata janë fotografuar teksa qeshin dhe kërcejnë në rrugë, duke festuar ashtu siç vetëm ata dinë. “The Sun” shkruan se kjo është hera e parë që britanikët kanë dalë për këtë ditë të madhe, që kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.
Grupe miqsh shfrytëzuan maksimalisht lirinë e tyre të enjten, ku u panë vajza dhe djem të veshur vetëm me të brendshme, duke sfiduar edhe temperaturat e ulta.
Nga ana tjetër një grup vajzash u panë teksa kërcenin në rrugë dhe kishin veshur rroba me ngjyrat e flamurit irlandez.