![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_2942.jpeg)
Sfishta: Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Pas përzgjedhjes me shumicë votash të Asamblesë së Përgjithshme të Komunitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që këto lojëra të organizohen në Prishtinë, ka reaguar edhe drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 edhe Qendra e Studentëve do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”, kështu ka deklaruar drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta.
Sfishta ka thënë se Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Njoftimi i plotë i QS-së:
Qendra e Studentëve do të akomodojë me mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 edhe Qendra e Studentëve do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”.
Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare.
Qendra e Studentëve, ka pasur një zhvillim të hovshëm vitet e fundit dhe është një strehë e sigurte e plot rehati.
Pastërti, qetësi, ushqim i shijshëm e i shëndetshëm do të ofrohet në Mensën tonë.
Qendra e Studentëve viteve të fundit është kthyer në një qendër moderne, që garanton akomodim me të gjitha kushtet dhe me staf shumë mikpritës.
Gjithnjë pjesë e ngjarjeve më të mëdha historike të Kosovës.