Shaban, Hamëz e Adem Jashari vijnë “n’Kosovë Show”
04 mars 2018
| 21:27
Mysafirë të kësaj jave të Shpëtim Deskut janë Shaban, Hamëz e Adem Jashari. Ata kanë trashëguar emrat e heronjve, Shaban, Hamëz e Adem Jashari.
Intervista është zhvilluar në kullën e Rifat Jasharit. Të rinjtë e familjes Jashari kanë treguar për rëndësinë e emrave që mbajnë. Folën edhe për ambicien dhe planet për të ardhmen. Ata treguan se kanë trashëguar edhe këngën nga paraardhësit.