Shaban Jashari i ri festoi maturën
Emocione të përziera kanë sot në familjen e Komandantit Legjendar ‘Adem Jashari’. Trashëgimtari që mban emrin e katragjyshit heroik, Shaban Jashari sot përfundon mësimet në Shkollën e Mesme në Skenderaj “Hamëz Jashari”.
Ai ka zgjedhur që setin e fotografive nga kujtimi i maturës ta bëjë në një vend të veçantë, aty ku gjyshi Shaban, axhallarët dhe shumë familjarë tjerë të tij u martirizuan për Kosovën e lirë e të pavarur.
Shabani i ri në këtë ditë të veçantë, sigurisht ndihet krenar edhe për emrin që mban edhe pse i lindur pas luftës, historinë dhe kontributin e gjysh Shabanit dhe agallarëve të tij e ka në kujtesë qysh si fëmijë e për çka sigurisht që edhe në këtë ditë ka emocione të veçanta kur kujton se janë pikërisht katragjyshi i tij, axha Adem dhe Hamzë që i treguan Serbisë se Kosova lind veç trima duke rënë heroikisht dhe sakrifikuar gjithë familjen Jashari për lirinë e Kosovës që po e gëzojmë sot.