Shaban Shala në vitin 1998: Lufta e UÇK-së nuk është duke u pasqyruar drejt

05 janar 2022 | 12:20

Gazetari Petrit Musolli me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeneralmajorit Shaban Shala, ka publikuar një intervistë të realizuar më të në vitin 1998.

Në këtë intervistë për “Botën e re” Shala kishte folur për luftën e UÇK-së dhe pasqyrimin e saj në mediat e atëhershme.

Shala kishte thënë se “lufta e popullit shqiptar, e organizuar nga UÇK-ja, nuk është duke pasqyruar drejt.

“Unë nuk çuditëm se pse lufta që bënë UÇK-ja e pengon një gazetar serb apo rus. Por çuditëm dhe habitëm kur shoh penën shqiptare duke bërë zik-zake në gazetat tona, duke e informuar opinionin për pjesën ose pjesëzat e luftës sonë që janë të dorës së tretë ose katërt, e jo atë që është qenësore dhe parësore, se UÇK-në e lindën  dhe tërësisht e përkrahën  pjesa dërmuese e popullit”, kishte thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin që lamë pas bëri bujë ndarja e Kanye…