Shabani: Dua ta bëjë historinë me Prishtinën

13 qershor 2021 | 15:21

Njëherë futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë, tre tituj kampioni, 2 herë fitues i Kupës dhe 1 herë i Superkupës, Xhevdet Shabani është lojtar i ri i Prishtinës.

“Rrapa” është i kënaqur se ka arritur të bëhet pjesë e skuadrës nga kryeqyteti. Ai edhe në të kaluarën ishte në bisedime me këtë klub, por në fund mungonte marrëveshja finale. “Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, pas shumë bisedave që kishim në të kaluarën. Pas bisedave me Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti i ndjeva se tani më ishte përcaktuar fati. Ndjehem shumë i motivuar që jam pjesë e skuadrës, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar bashkëlojtarët për të arritur objektivat e klubit. Do të bëjë të pamundurën që skuadra të përsëris sërish suksesin e titullit të kampionit”, ka thënë Shabani për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

“E thash, ne disa herë kemi folur me Prishtinën në të kaluarën, por s’ishte fat. E ndjej se tani është momenti, dua të bëjmë histori me këtë grup të jashtëzakonshëm futbollistësh. Dua të lë gjurmë te Prishtina. Konkurrenca asnjëherë më e madhe, por kjo të motivon, të forcon, të jep vullnet më shumë për punë që të zësh vend në përbërjen e parë”, ka shtuar Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të…