Shabani: Duam pikët e plota ndaj Dukagjinit

30 gusht 2019 | 11:48

Skuadra e Dritës në javën e kaluar e mposhti Flamurtarin (3-0), kurse sot (e premte) synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Këtë synim të ish-kampionëve e ka bërë me dije “Epokën e re”, Bujar Shabani.

“Ne jemi në një moment të mirë dhe vijmë pas fitores bindëse ndaj Flamurtarit. Shpresoj se edhe ndaj Dukagjinit do të kemi paraqitje të mirë dhe t’i marrim pikët e plota, për çka jemi përgatitur gjatë gjithë javës”, ka thënë Shabani, i cili më pas ka treguar edhe për lojtarin më të mirë në skuadrën kundërshtare. “Nuk kam shumë njohuri për lojën që aplikon Dukagjini, por e di se di se e kanë një ekip të mirë me një lojtar si Mark Milicaj, i cili është ndër më të mirët në Kosovë. Sivjet Drita e synon titullin dhe në çdo ndeshje luajmë për fitore”, ka deklaruar Shabani.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha e aplikimit…