Shabani, futbollisti më i mirë në Superligë
20 dhjetor 2018
| 17:49
Ylli i skuadrës së Dritës, Xhevdet Shabani e ka fituar çmimin e futbollistit të vitit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Shabani ishte më meritori për suksesin e skuadrës nga Gjilani në rrugëtimin drejtë titull kampion në elitë, por edhe në finale të Superkupës. Anësori pati paraqitje të mira edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa çmimi i golashënuesit më të mirë është ndarë nga Betim Haxhimusa, Alban Shillova dhe Kastriot Rexha, me nga 13 gola.
/Epoka e re/