Shabani: Kosova ka bërë hap para

13 prill 2023 | 13:47

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka vlerësuar rritjen e përfaqësueses pas ndeshjes së dytë me Poloninë. Kosova nuk u kualifikua në Botëror, por i pret me optimizëm kualifikimet për Evropian.

“Kemi pasur përballë një kombëtare të nivelit të lartë evropian. Kualiteti ishte shumë më i lartë se i yni, jemi angazhuar maksimalisht por nuk e përballuam nivelin e kundërshtarit. Do të mundohemi tash për Evropian që të mobilizohemi maksimalisht dhe të japim më të mirën. Kemi bërë një hap të madh para, kemi ardhur deri në këtë lojë dhe do të mundohemi të bëjmë edhe më mirë se që kemi bërë deri tash”, ka thënë Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi për një ton miell ka rënë për 30 për…