Shabani: Kupa na motivon për titull
Te Kastrioti i Ferizajt janë edhe më të motivuar për fazën përfundimtare të kampionatit, pasi e kanë fituar të dielën Kupën e Republikës së Kosovës.
Anëtari i U21 të Kosovës, Lulzim Shabani, ishte më efikasi në atë ndeshje finale me 7 gola të shënuar. Shabani ka thënë se suksesi në Kupë ka rritur motivin për të fituar edhe titullin e kampionit.
“E kemi pritur një finale të fortë dhe rivalizuese kundër Prishtinës, pasi kemi qenë të ngarkuar fizikisht nga ndeshja gjysmëfinale me Besën. Secili prej lojtarëve i kemi kryer detyrat e dhëna nga trajneri dhe mund të them që e kemi merituar më shumë se Prishtina këtë Kupë. Sa i takon gjysmëfinales së ‘play-off’-it, do ta kemi sërish Deniz Terziqin në radhët tona, që do të na ndihmojë shumë të gjithë ekipit, për të arritur në finale. Falënderojë tifozët ‘Ujqit’ që kanë qenë me ne gjatë gjithë kohës dhe poashtu gjithë shikuesit për përkrahjen e vazhdueshme në ndeshjet e FINAL4 të Kupës”, ka thënë Shabani.