Shabani: Ky klub evropian shprehu interesim sa isha te Drita, por mosha më prishi punë
23 janar 2023
| 16:37
Xhevdet Shabani ka zbuluar se skuadra e Malmos ishte interesuar për të pas ndeshjes që ai kishte luajtur ndaj tyre me ekipin e Dritës në kualifikime për gara evropiane.
Shabani është pensionuar nga futbolli si dy herë fitues i Superligës së Kosovës me Dritën, fitues i Superkupës së Kosovës dhe golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare.
Ai ka vendosur të vazhdojë jetën jashtë shtetit. Ai zbuloi se kishte kontakte me Malmon, por mosha i prishi punë.
“Pas ndeshjes me Malmon, presidenti ynë ka kontaktuar me drejtuesit e tyre. Ka pasur interesim nga Malmo, por mosha ka prish punë”, ka thënë Shabani në Klan Kosova.