Shabani largohet nga Prishtina
11 janar 2022
| 19:06
FC Prishtina dhe futbollisti Xhevdet Shabani e kanë ndërprerë kontratën e bashkëpunimit.
Prishtina dhe Shabani i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Prishtina e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë.