Shabani largohet nga Shkupi, prezantohet te Dukagjini

17 gusht 2021 | 13:00

Klubi i futbollit, Dukagjini ka njoftuar se ka nënshkruar me Bujar Shabanin.

Shabani vjen nga skuadra e Shkupit, klub në të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane.

“Futbollisti nga Ferizaj vjen nga skuadra e Shkupit, klub me të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane. Bujari në Shkup ishte transferuar nga nënkampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit. Mesfushori defansiv ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe në klubin e Ferizajt dhe të Feronikelit, ndërkohë në Shqipëri ishte aktivizuar te klubi i Skënderbeut nga Korça”, thuhet në njoftimin e klubit nga Klina.

Shabani sezonin e kaluar ishte paraqitur në 34 ndeshje të Superligës, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje i kishte në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pushtimit të Kabulit, në Afganistan është rikthyer shpirti luftarak…